Person fizik

Regjistrimi

Regjistrimi i individit të vetëpunësuar

Regjistrimi i individit të vetëpunësuar që do të angazhohet në furnizimin e çdo lloj shërbimi apo në veprimtari të tjera profesionale, të ndryshme nga veprimtaria tregtare, bëhet në QKB nëpërmjet portalit e-albania, sipas linkut: https://e-albania.al/ServiceDetails/15356

Pas regjistrimit të personit fizik në QKB, nëpërmjet portalit e-Albania, të dhënat e tij përcillen automatikisht në administratën tatimore dhe regjistrimi në organet tatimore kryhet automatikisht.

Regjistrimi i individit tregtar

Regjistrimi i individit tregtar bëhet në QKB nëpërmjet portalit e-albania, sipas linkut: https://e-albania.al/ServiceDetails/15356

Pas regjistrimit të personit fizik në QKB, nëpërmjet portalit e-Albania, të dhënat e tij përcillen automatikisht në administratën tatimore dhe regjistrimi në organet tatimore kryhet automatikisht.

Regjistrimi i fermerit

Regjistrimi i fermerit bëhet në Administratën Tatimore, në njërën nga mënyrat si më poshtë:

    • pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore në juridiksionin e së cilës ndodhet vendushtrimi i aktiviteteti të tij,
    • nëpërmjet portalit e-albania, sipas linkut: https://e-albania.al/ServiceDetails/13938

Dokumentet që kërkohen për regjistrimin pranë DRT-së:

  • Formulari i aplikimin për regjistrim i plotësuar dhe i nënshkruar nga fermeri (modeli me link)
  • Fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës të fermerit
  • Vërtetimin origjinal lëshuar prej Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, në bazë të të cilit vërtetohet aktiviteti prodhues bujqësor i fermerit.
  • Adresa e banimit dhe kontaktet të fermerit
  • Vendi i ushtrimit të veprimtarisë prodhuese bujqësore;
  • Fusha e veprimtarisë prodhuese bujqësore, ku nëse fermeri, kryen disa veprimtari prodhuese bujqësore, atëherë citohen disa duke filluar nga ajo, që mban peshën kryesore;
  • Specimeni i nënshkrimit (firmës) të fermerit.

Regjistrimi i kryefamiljarit

Regjistrimi i kryefamiljarit bëhet në Administratën Tatimore, në njërën nga mënyrat si më poshtë:

Dokumentet që kërkohen për regjistrimin pranë DRT-së:

  • Kërkesë me shkrim;
  • Fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës të kryefamiljarit;
  • Kopje e marrëveshjes së punës, të nënshkruar nga kryefamiljari dhe punëtori i shtëpisë, në të cilën përfshihet numri i identifikimit të punëtorit, data e fillimit të punës, kohëzgjatja e punës dhe paga mujore bruto.

Regjistrimi i ambulantit

Regjistrimi i ambulantit bëhet në Administratën Tatimore, në njërën nga mënyrat si më poshtë:

Dokumentet që kërkohen për regjistrimin pranë DRT-së:

  • Kërkesë me shkrim;
  • Fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës të personit të vetëpunësuar;
  • Formularin e regjistrimit të plotësuar;
  • Lejen nga bashkia nën juridiksionin territorial dhe administrativ, që i vetëpunësuari lejohet të tregtojë në vende publike të përcaktuara paraprakisht nga Bashkia dhe që ushtron aktivitetin në njësi tregtimi të vetme dhe të lëvizshme.

Regjistrimi i Përfaqësuesit Tatimor

Regjistrimi i përfaqësuesit tatimor bëhet në Administratën Tatimore, në njërën nga mënyrat si më poshtë:

Përfaqësuesi tatimor duhet të regjistrohet brenda 5 (pesë) ditëve nga data e emërimit si përfaqësues tatimor dhe, në çdo rast, përpara fillimit të detyrimit ligjor të personit jorezident në Republikën e Shqipërisë.

Dokumentet që kërkohen për regjistrimin pranë DRT-së:

  • Vendimi ose prokura për emërimin e përfaqësuesit tatimor;
  • Kopje e vërtetuar e marrëveshjes së përfaqësimit;
  • Kopje e vërtetuar e certifikatës së regjistrimit tatimor të personit jorezident, të lëshuar nga autoriteti tatimor i vendit të rezidencës, e cila vërteton se personi jorezident është aktiv. Certifikata duhet të jetë lëshuar jo më herët se 3 muaj përpara datës së aplikimit për regjistrim.
E-Filing