Person fizik

Fermeri

Fermeri, është prodhues bujqësor, i vetëpunësuar, që zhvillon aktivitetin me krahun e vet të punës dhe me mjetet e punës që disponon, në veprimtarinë e prodhimit bujqësor, blegtorale, frutikulturë, vreshtari, pemëtari, pyjor, peshkimit, etj.

Fermerët të cilët shesin prodhimet e tyre tek sipërmarrësit (tregtarë), janë të detyruar të regjistrohen dhe të pajisen me certifikatën e NIPT-it.

Cikli i jetës

Regjistrimi

Regjistrimi i fermerit bëhet në Administratën Tatimore, në njërën nga mënyrat si më poshtë:

Dokumentet që kërkohen për regjistrimin pranë DRT-së:

  • Formulari i aplikimin për regjistrim i plotësuar dhe i nënshkruar nga fermeri (modeli me link)
  • Fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës të fermerit
  • Vërtetimin origjinal lëshuar prej Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, në bazë të të cilit vërtetohet aktiviteti prodhues bujqësor i fermerit.
  • Adresa e banimit dhe kontaktet të fermerit
  • Vendi i ushtrimit të veprimtarisë prodhuese bujqësore;
  • Fusha e veprimtarisë prodhuese bujqësore, ku nëse fermeri, kryen disa veprimtari prodhuese bujqësore, atëherë citohen disa duke filluar nga ajo, që mban peshën kryesore;
  • Specimeni i nënshkrimit (firmës) të fermerit.

Ndryshimi i të dhënave

Ndryshimi i të dhënave nënkupton çdo modifikim të informacionit, si ndryshimi i të dhënave të identifikimit, të kontaktit, veprimtarisë, adresës, etj..

Ndryshimi i të dhënave bëhet me kërkesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar.

Çregjistrimi

Çregjistrimi është procedura përmes së cilës fermeri çregjistrohet zyrtarisht nga administrata tatimore.

Ky çregjistrim kryhet me kërkesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar.

Detyrime tatimore

Fermeri nuk ka detyrimin të regjistrohet për asnjërën nga përgjegjësitë tatimore.

Kujdes!

Nëse qarkullimi vjetor i fermerit tejkalon kufirin prej 10,000,000 (dhjetë milionë) lekësh, fermeri nuk mund të vazhdojë të jetë i regjistruar në administratën tatimore si fermer.

Në këtë rast, fermeri duhet të çregjistrohet nga organi tatimor si fermer dhe të regjistrohet në QKB nëpërmjet portalit e-albania si një tatimpagues i ri, duke marrë numër të ri identifikimi (NIPT).

Pas regjistrimit në QKB, tatimpaguesi i nënshtrohet regjimit tatimor dhe detyrimeve që zbatohen për kategorinë e re të regjistrimit.

E-Filing