Person fizik

Individi tregtar

Për qëllime tatimore, individ tregtar është çdo person fizik i angazhuar në veprimtari tregtare që:

  • Ushtron veprimtari ekonomike me qëllim fitimi (shitje produktesh, tregti me pakicë/shumicë),
  • Është i regjistruar në QKB me NIPT aktiv, si person fizik tregtar,
  • Nuk ka status juridik (nuk është sh.p.k., sh.a., etj), por funksionon në emrin personal të tatimpaguesit të regjistruar me NIPT.

Cikli i jetës

Regjistrimi

Regjistrimi i individit tregtar bëhet në QKB nëpërmjet portalit e-albania, sipas linkut: https://e-albania.al/ServiceDetails/15356

Pas regjistrimit të personit fizik në QKB, nëpërmjet portalit e-Albania, të dhënat e tij përcillen automatikisht në administratën tatimore dhe regjistrimi në organet tatimore kryhet automatikisht.

Ndryshimi i të dhënave

Ndryshimi i të dhënave nënkupton çdo modifikim të informacionit të regjistruar në QKB dhe në administratën tatimore për personin fizik tatimpagues, si ndryshimi/shtimi/mbyllja e adresës, ndryshimi i të dhënave të kontaktit, veprimtarisë, përgjegjësive tatimore, statusit të punësimit, etj..

Ndryshimi i të dhënave bëhet në QKB nëpërmjet portalit e-albania, sipas linkut: https://e-albania.al/ServiceDetails/15387

Të dhënat e ndryshuara të kryera në e-albania përcillen automatikisht në administratën tatimore.

Pezullimi i aktivitetit

Pezullimi i aktivitetit nënkupton ndërprerjen e përkohshme të ushtrimit të veprimtarisë ekonomike nga personi fizik. Gjatë periudhës së pezullimit, tatimpaguesi nuk ushtron aktivitet ekonomik, ndërsa statusi i tij pasqyrohet si i pezulluar në regjistrat përkatës.

Pezullimi kryhet kur tatimpaguesi nuk parashikon të ushtrojë aktivitet për një periudhë të caktuar, por nuk synon mbylljen përfundimtare të veprimtarisë. Në rast të rifillimit të aktivitetit, tatimpaguesi duhet të kryejë procedurën përkatëse për aktivizimin e tij.

Kërkesa për pezullimin e përkohshëm të aktivitetit kryhet në QKB nëpërmjet portalit e-albania, sipas linkut https://e-albania.al/ServiceDetails/13678

Regjistrimi i statusit “Pezulluar” në e-albania përcillet automatikisht në administratën tatimore. Personi fizik me statusin “Pezulluar” në QKB kalon në regjistrin pasiv të administratës tatimore. Pas kalimit në regjistrin pasiv, detyrimet për deklarim përfshijnë periudhën tatimore dhe vitin në të cilin është vendosur pezullimi, sipas llojit të deklaratës tatimore. Për periudhat tatimore pasuese, tatimpaguesi nuk ka detyrim për dorëzimin e deklaratave tatimore, për sa kohë që statusi mbetet “Pezulluar”.

Çregjistrimi

Çregjistrimi është procedura ligjore përmes së cilës personi fizik çregjistrohet zyrtarisht nga regjistri i Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe administratës tatimore, duke përfunduar ushtrimin e veprimtarisë së tij ekonomike.

Aplikimi për çregjistrim kryhet në QKB nëpërmjet portalit e-albania, sipas linkut https://e-albania.al/ServiceDetails/13893

Kujdes!

Nëse personi fizik në datën e kërkesës për çregjistrim rezulton të ketë detyrime tatimore të papaguara apo rezulton të ketë deklarata tatimore të padorëzuara, aplikimi për çregjistrim nuk mund të kryhet.

E-Filing