Rezident
Individ rezident është çdo qytetar (shqiptar apo i huaj) që përmbush njërin nga kushtet e mëposhtme gjatë një viti tatimor në Republikën e Shqipërisë:
- Ka një vendbanim të qëndrueshëm në Shqipëri;
- Qëndron fizikisht në Shqipëri për 183 ditë ose më shumë gjatë vitit tatimor (ditët e hyrjes dhe daljes llogariten);
- Është shtetas shqiptar që punon jashtë vendit si punonjës apo funksionar zyrtar i shtetit shqiptar;
- Zhvillon aktivitet ekonomik në Shqipëri përmes një dyqani, zyre, fabrike apo tjetër vend pune, ose ka vendbanim të zakonshëm në Shqipëri, përveç rasteve kur ka banesë të përhershme jashtë dhe asnjë banesë të tillë në Shqipëri;
- Ka qendrën e interesave jetësore në Shqipëri, pra lidhje personale apo ekonomike më të forta me Shqipërinë sesa me ndonjë vend tjetër.
