Individ

Regjitrimi

Regjistrimi i ndividëve në Administratën Tatimore bëhet më qëllim Deklarimin Vjetor të të Ardhurave Personale.

Detyrimin për regjistrim dhe dorëzim të DVAP, bazuar ligjit 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat” e kanë individët kur të ardhurat tatimore vjetore të tij/saj janë:

a) më shumë se 1 200 000 lekë në vit nga të gjitha burimet;
b) kur është në marrëdhënie punësimi me më shumë se një punëdhënës, pavarësisht nga shuma e të ardhurave që merr nga punëdhënësit;
c) më shumë se 50 000 lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim, sipas kreut V të këtij ligji.

Numri personal i identifikimit për individët përdoren si numra identifikimi tatimorë të tatimpaguesve rezidentë të të ardhurave personale për qëllime të deklaratës tatimore mbi të ardhurat personale. Tatimpaguesve jorezidentë u jepet një numër identifikimi tatimor sipas përcaktimit në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat.

a. Regjistrimi i individeve shtetas shqiptar kryhet në mënyrë elektronike online, nëpërmjet hyrjes në faqen zyrtare të DPT. Klikoni tek lidhja “e-shërbimet” dhe do të lidheni me sistemin etax- Shqipëri. Në pamjen që ju shfaqet tek rubrika REGJISTRO për të bërë regjistrimin për herë të parë klikoni tek dritarja “regjistrohuni këtu”.
Pasi klikimit hapet formulari përkatës ku duhet të plotësohen të dhënat e sakta sipas hapave me poshtë deri në finalizimin e regjistrimit. Pasi të jeni regjistruar, mund të hyni vazhdimisht në sistemin e-filing.
Emri juaj i përdoruesit do të jetë numri juaj personal, dhe fjaëkalimi do të jetë fjalëkalimi që keni vendosur gjatë regjistrimit.
Për realizimin e regjistrimit ndiqni hapat e udhëzuesit në linkun këtu.

b. Individët me shtetësi të huaj, aktualisht regjistrohen duke u paraqitur pranë DRT përkatëse, proces i cili kryhet brenda një dite, me të njejtat procedura, por të dhënat dhe formulari plotësohen nga inspektori/punonjësi i shërbimit në mënyrë manuale. Individi jorezident do të pajiset me numrin e identifikimit tatimor dhe me fjalëkalimin përkatës nga DRT përkatëse, ku ai vetë mund të dorëzojë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale, sipas përcaktimeve që janë bërë në ligjin 29/2023 “Për tatimin mbi të Ardhurat”. Pasi të jeni regjistruar, mund të hyni vazhdimisht në sistemin e-filing. Emri juaj i përdoruesit do të jetë numri juaj personal, dhe fjaëkalimi do të jetë fjalëkalimi që ju është dhënë nga DRT gjatë regjistrimit.

Shenim: Statusi i individit mbas regjistrimit eshte gjithmonë Aktiv, pavarësisht se ai nw njw periudhë tatimore vjetore nuk plotëson detyrimin për deklarim. Çregjistrimi do të behet vetëm në rast vdekje të individit.

E-Filing