Kryefamiljari
Kryefamiljari, për qëllime tatimore, konsiderohet personi që punëson individë si punëtorë shtëpie.
Në kategorinë e punëtorëve të shtëpisë përfshihen individët e punësuar për kryerjen e punëve ose shërbimeve të kësaj natyre, si:
- kujdestar për fëmijët;
- kuzhinier;
- pastrues;
- roje-administrator shtëpie;
- asistent për të moshuarit;
- persona të tjerë që kryejnë shërbime të ngjashme.
Cikli i jetës
Regjistrimi
Regjistrimi i kryefamiljarit bëhet në Administratën Tatimore, në njërën nga mënyrat si më poshtë:
- pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore në juridiksionin e së cilës ndodhet vendbanimi i tij,
- nëpërmjet portalit e-albania, sipas linkut: https://e-albania.al/ServiceDetails/13938
Dokumentet që kërkohen për regjistrimin pranë DRT-së:
- Kërkesë me shkrim;
- Fotokopje të Kartës së Identitetit ose të Pasaportës të kryefamiljarit;
- Kopje e marrëveshjes së punës, të nënshkruar nga kryefamiljari dhe punëtori i shtëpisë, në të cilën përfshihet numri i identifikimit të punëtorit, data e fillimit të punës, kohëzgjatja e punës dhe paga mujore bruto.
Ndryshimi i të dhënave
Ndryshimi i të dhënave nënkupton çdo modifikim të informacionit, si ndryshimi i të dhënave të kontaktit, përgjegjësive tatimore, statusit të punësimit, etj..
Ndryshimi i të dhënave bëhet me kërkesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar.
Çregjistrimi
Çregjistrimi është procedura përmes së cilës kryefamiljari çregjistrohet zyrtarisht nga administrata tatimore.
Ky çregjistrim kryhet me kërkesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar.
Detyrime tatimore
Për personat e punësuar si punëtorë shtëpie, kryefamiljari, në cilësinë e punëdhënësit, është përgjegjës për përmbushjen e detyrimeve përkatëse të TAP, kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, sipas legjislacionit në fuqi.
