DAC2 është direktiva që parashikon shkëmbimin automatik të informacionit për llogaritë financiare ndërmjet administratave tatimore. Ajo bazohet në Standardin e Raportimit të Përbashkët, të njohur ndërkombëtarisht si CRS.
Nëpërmjet DAC2, institucionet financiare identifikojnë dhe raportojnë llogaritë financiare të personave që janë rezidentë tatimorë në juridiksione të tjera.
Qëllimi i DAC2 është të luftojë evazionin dhe shmangien tatimore përmes përdorimit të llogarive financiare jashtë vendit. Ajo ndihmon administratat tatimore të kenë informacion për llogaritë financiare të tatimpaguesve rezidentë jashtë vendit, në mënyrë që të ardhurat dhe pasuritë financiare të deklarohen dhe tatohen drejt.
DAC2 mbulon informacion për:
Detyrimet kryesore të raportimit prekin institucionet financiare, si bankat, institucionet kujdestare, subjektet e investimeve dhe disa shoqëri sigurimi. Klientët e këtyre institucioneve mund të preken në mënyrë indirekte, pasi mund t’u kërkohet të japin ose përditësojnë informacion për rezidencën e tyre tatimore.
Shqipëria ka tashmë kuadër ligjor për shkëmbimin automatik të informacionit për llogaritë financiare. Në kuadër të integrimit evropian, Administrata Tatimore po punon për përafrimin e mëtejshëm me kërkesat e DAC2, përmirësimin e cilësisë së të dhënave, validimin e informacionit, procedurat e raportimit dhe përgatitjen për shkëmbimin sipas standardeve të BE-së.
Zbatimi i kuadrit për shkëmbimin automatik të informacionit për llogaritë financiare është tashmë pjesë e angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë. Përafrimi specifik me DAC2 do të vijojë sipas kalendarit të përafrimit me acquis të BE-së dhe afateve të procesit të anëtarësimit.
Në përgjithësi, raportimi bëhet nga institucionet financiare. Megjithatë, tatimpaguesit duhet të japin informacion të saktë për rezidencën e tyre tatimore kur kërkohet nga institucioni financiar.
Ky informacion nevojitet për të përcaktuar nëse llogaria është e raportueshme sipas rregullave të shkëmbimit automatik të informacionit.
Jo. Shkëmbimi bëhet vetëm për informacionin që plotëson kriteret ligjore dhe sipas procedurave të parashikuara.