Luftojmë informalitetin

Denoncime

Ju keni mundësinë të denonconi aktet korruptive apo sjelljet jo etike të punonjësve të Administratës Tatimore, si dhe evazionin fiskal apo shkeljen e ligjeve tatimore nga subjektet tatimpagues, të regjistruar ose jo, të cilat konstatohen nga ju!

Gjithashtu, ju mund të dërgoni çdo problem apo shqetësim që keni me Administratën Tatimore, pyetje, kërkesa për sqarime etj., si dhe mund të raportoni rastet e shkeljeve që keni konstatuar në adresën joinformalitetit@financa.gov.al , duke na ndihmuar në këtë mënyrë që të përmirësojmë punën tonë në lidhje me procedurat për zgjidhjen e çdo problemi apo shqetësimi.

Ju mund t’i paraqisni shqetësimet tuaja dhe mund t’i denonconi këto fenomene:

  1. Duke telefonuar pa pagesë në numrin 0800 14 14. Gjatë orarit zyrtar të punës, një punonjës i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve do t’ju përgjigjet dhe do t’ju shërbejë. Jashtë orarit zyrtar mund të lini një mesazh në këtë numër.
  2. Duke dërguar e-mail në adresën
    denoncime@tatime.gov.al
  3. Duke përdorur formularin “Informacion për Akte Abuzive”, të cilin mund ta shkarkoni duke klikuar këtu .
  4. Duke dërguar mesazh, foto apo video në WhatsApp dhe Viber në numrin
    069 70 73 733.

Formularin e plotësuar, ju mund ta dërgoni:

  1. Me postë në adresën: Sektori i Informacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Rr. “Gjin Bue Shpata” (mbrapa Stadiumit “Selman Stërmasi”), 1001, Tiranë.
  2. Duke e dorëzuar dorazi në Sektorin e Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në adresën Rr. “Gjin Bue Shpata” (mbrapa Stadiumit “Selman Stërmasi”), 1001, Tiranë.

Dokumenta ndihmëse

Shkarko Shiko Emri i dokumentit


Shkarko


Shiko

Informacion për Akte Abuzive

E-Filing