Fiskalizimi

Fiskalizimi

Fiskalizimi përfaqëson procesin e modernizimit dhe digjitalizimit të administrimit tatimor, nëpërmjet regjistrimit, lëshimit dhe raportimit elektronik të faturave dhe transaksioneve. Ky proces synon të sigurojë një administrim më transparent, të saktë dhe efikas të aktivitetit ekonomik, duke mundësuar transmetimin në kohë reale të të dhënave pranë administratës tatimore.

Fiskalizimi kontribuon në rritjen e transparencës, në përmirësimin e kontrollit dhe monitorimit të transaksioneve, si dhe në lehtësimin e përmbushjes së detyrimeve tatimore nga subjektet. Nëpërmjet këtij sistemi, procesi i faturimit dhe raportimit realizohet në mënyrë elektronike, duke reduktuar përdorimin e dokumentacionit fizik dhe duke rritur sigurinë dhe gjurmueshmërinë e informacionit fiskal.

Baza ligjore

Për bazën ligjore dhe kuadrin rregullator të fiskalizimit, referojuni informacionit të detajuar në linkun përkatës.

Fiskalizimi i faturave

Një faturë fiskalizohet duke u lëshuar nëpërmjet një zgjidhjeje software ose pajisjeje të autorizuar, sipas mënyrës së faturimit që përdor subjekti. Të dhënat e faturës regjistrohen dhe transmetohen elektronikisht në sistemin e administratës tatimore, ku fatura pajiset me elementet përkatëse të fiskalizimit. Më pas, fatura i dorëzohet klientit në formatin përkatës dhe ruhet elektronikisht për qëllime të dokumentimit dhe kontrollit tatimor.

Kush duhet të pajiset me zgjidhje software-ike?

Janë të detyruar të përdorin zgjidhjen e certifikuar të software-it, në formën e një aplikacioni individual, të një sistemi kompjuterik të integruar ose të një aplikacioni Cloud, tatimpaguesit që:

  • lëshojnë faturë për furnizimin e mallrave dhe të shërbimeve;
  • lëshojnë faturë shoqëruese për transportin e mallrave nga një vend në tjetrin në territorin e Republikës së Shqipërisë, pa ndryshim të pronësisë;
  • operojnë në sektorë specifikë të biznesit, sipas vendimit përkatës të Këshillit të Ministrave;
  • janë banka, institucione financiare jobankare dhe subjekte të tjera që ofrojnë shërbime pagese të faturave elektronike.

Kush nuk ka detyrim të përdorë zgjidhje software-ike?

Kategoritë që mund të lëshojnë fatura dhe të kryejnë procedurën e fiskalizimit përmes përdorimit të platformës qendrore të faturave, pa pasur nevojën e pajisjes me zgjidhje software-ike, janë:

1. Transaksione me para në dorë

Tatimpaguesit që lëshojnë fatura për transaksione me para në dorë dhe që përmbushin njëkohësisht kriteret si më poshtë:

  • nuk kanë përgjegjësinë tatimore të TVSH-së;
  • kanë statusin ligjor “Person fizik” dhe kategorinë e punësimit “I vetëpunësuar i vetëm”;
  • nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit.

2. Transaksione pa para në dorë

Tatimpaguesit që lëshojnë fatura elektronike për transaksione pa para në dorë dhe që përmbushin njëkohësisht kriteret si më poshtë:

  • nuk kanë përgjegjësinë tatimore të TVSH-së;
  • kanë statusin ligjor “Person fizik” dhe kategorinë e punësimit “I vetëpunësuar i vetëm”;
  • nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit.

3. Organet publike

Organet publike qendrore dhe vendore.

Tatimpaguesi që lëshon fatura sipas pikave 1 dhe 2 mund të përdorë platformën qendrore të faturave për lëshimin dhe fiskalizimin e faturave, për sa kohë që përmbush të gjitha kriteret e kërkuara. Në momentin kur një nga kriteret nuk përmbushet, tatimpaguesi nuk mund të përdorë më tej platformën qendrore të faturave për lëshimin dhe fiskalizimin e faturave, por duhet të zbatojë procedurën e fiskalizimit me anë të zgjidhjeve software-ike të certifikuara, sipas rregullave të përgjithshme të përcaktuara në ligjin nr. 87/2019.

Lista e shoqërive të certifikuara për prodhimin dhe mirëmbajtjen e zgjidhjeve software-ike

Nr. Subjekti NIPT Me dhe pa para në dorë Pa para në dorë (E-invoice) Faturë shoqëruese Prodhues i zgjidhjes software-ike për regjistrimin e pagesave pa para në dorë të faturave elektronike
1 Advanced Business Solutions K21710002J ✓
2 AED DISTRIBUTION K21915002R ✓ ✓ ✓
3 ASSECO SEE K71903039Q ✓ ✓ ✓ ✓
4 Bilanc L31813006P ✓ ✓ ✓
5 BNT Electronics J61817047D ✓ ✓ ✓ ✓
6 Communication Progress K01625001C ✓ ✓ ✓ ✓
7 DAISY & ETM L04820001N ✓ ✓ ✓
8 Dega Kosova Information Technology ne Shqiperi M01920006F ✓ ✓
9 ELTON ZHULEKU L41316032F ✓ ✓ ✓
10 Embedded Systems Design and Production L52101183A ✓ ✓ ✓
11 FACILIZATION K94702003N ✓
12 HELIUS SYSTEMS K91607030D ✓ ✓
13 Image & Communications Development L01511027P ✓ ✓ ✓ ✓
14 INFOSOFT BUSINES SOLUTIONS L02214022G ✓ ✓ ✓
15 Infosoft Software Developer K31418036C ✓ ✓ ✓
16 Instituti i Modelimeve në Biznes (IMB) K01410001N ✓ ✓ ✓
17 Intelligent Systems Albania L01714012M ✓ ✓ ✓
18 INTECH + K12418001K ✓
19 IVA ELEKTRONIK J61912013U ✓ ✓ ✓ ✓
20 KREATX L12121023B ✓ ✓ ✓
21 KUBIT AL M11518020T ✓ ✓ ✓
22 Logical L22224014V ✓ ✓ ✓
23 MARKETING & DISTRIBUTION J72124001N ✓ ✓ ✓
24 MASTER IT L62316009V ✓ ✓ ✓
25 MC NETWORKING K72223007O ✓ ✓ ✓ ✓
26 Nexia AL Consulting L82210031Q ✓ ✓ ✓ ✓
27 ONETECH L61524016G ✓ ✓ ✓
28 PaaSMe L72211050D ✓ ✓ ✓
29 SMARTWORK L71928020R ✓ ✓ ✓
30 SOFT & SOLUTION L11328009F ✓ ✓ ✓
31 S-SYSTEMS K81317008R ✓ ✓ ✓ ✓
32 TETRA SOLUTIONS K72017027P ✓ ✓ ✓ ✓
33 TRINISOFT K91512006G ✓ ✓
34 VODAFON ALBANIA K11715005L ✓ ✓ ✓
35 2RM LAB L81310069K ✓ ✓ ✓
36 Ei3 Software Solution L62221018T ✓ ✓ ✓ ✓
37 Softmogul Albania L62422008A ✓
38 ONE Telecommunications J61814094W ✓ ✓ ✓
39 ILIRIA-98 K11329003H ✓
40 FBS J72423001R ✓ ✓ ✓
41 NDP K32408006C ✓ ✓ ✓
42 3i-solutions L52305007S ✓ ✓ ✓
43 Elite Travel L03321203G ✓ ✓
44 Integrated Tech Solutions M11614005F ✓ ✓ ✓
45 Bashkim operatoresh (AE Distribution; Conaltus) K21915002R; L21827010U ✓ ✓ ✓
46 CONALTUS L21827010U ✓ ✓ ✓
47 BASHKIM OPERATORESH (MORIX; ENDRI TOPALLI) L52107165I; L93227203T ✓ ✓ ✓
48 PARID SMART SOLUTION L92119032V ✓ ✓ ✓
49 EUROGROUP L77129202B ✓ ✓ ✓
50 BORALBA L52028121E ✓ ✓ ✓
51 GOLDEN EAGLE J61806015D ✓ ✓
52 TETRA PRO M22121029F ✓ ✓ ✓ ✓
53 DATECH J81702002U ✓ ✓ ✓ ✓
54 MARTINI GROUP L72002043P ✓ ✓

E-Filing